Pas dështimit për transferimin e disa objektivëve në këtë merkato, Inter më në fund ia ka dalë të sigurojë një përforcim në dukje interesant për sezonin e ri.
Mediet italiane dhe ato angleze raportojnë se klubi zikaltër ka gjetur gjuhën e përbashkët me John Stones. Qendërmbrojtësi anglez do të vijë si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata në fund të sezonit të kaluar me Manchester City-n.
Stones ka nënshkruar për dy vite me klubin zikaltër me opsionin për të rinovuar edhe për një vit tjetër. Paga e tij do të jetë 4 milionë euro në sezon. Për qendërmbrojtësin 32-vjeças ka pasur një interes të madh nga shume klube përfshi Arsenal, Chelsea, Tottenham, Juventus etj, por Inter veproi më shpejt.
The post Inter bëhet me mbrojtës të ri. Një anglez me përvojë për zikaltrit, ja detajet appeared first on Telesport.








