Gazetari Berat Buzhala ka folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova për pretendimet rreth një profili të rremë në rrjetet sociale me emrin “Lule Gjeli”, duke përmendur emrin e Gent Prokshit.
Buzhala përmes një lidhje direkte është shprehur se ka burime që Prokshi ka qenë në shtëpinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai ndër të tjera kërkoi nga Kurti që të dalë dhe të flasë hapur lidhur me këtë çështje.
“Ka burime që Gent Prokshin e kanë parë duke u futur edhe në shtëpin e kryeministrit. Mirë do të ishte që të flasë kryeministri Kurti në çfarë rrethanash është parë”.
Ai gjithashtu ka përmendur një deklarim të ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, për të cilin tha se e ka pranuar se është takuar me Gent Prokshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.








