Nuk kemi informacion se është ndaluar ndonjë person lidhur me këtë rast

Për vdekjen e tre personave në një segment të autostradës Shkup-Bllacë, avokati Arianit Koci tha se është angazhuar si avokat i familjarëve të viktimave, Ejup Tërnavës, Xhenet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit.

Në kuadër të këtij angazhimi, sot, “së bashku me familjarët, isha në Policinë e Maqedonisë së Veriut, ku nuk mora përgjigje në disa pyetje elementare”, shkruan Koci.

“Cila ndërmarrje e ka ndërtuar këtë segment? Kush e ka mbikëqyrur ndërtimin dhe kush ka qenë përgjegjës për sigurimin e tij?

Pse hyrja në segmentin që zyrtarisht ishte i mbyllur për qarkullim nuk ka qenë e bllokuar fizikisht? Si ka qenë e mundur që një automjet të hyjë aty dhe të vazhdojë deri në fund, ku rruga përfundonte në një gropë?

Dhe pse, pas aksidentit, hyrja në këtë segment është mbyllur fizikisht me zhavorr dhe janë vendosur shenja të komunikacionit? Nëse kjo është bërë pas aksidentit, pse nuk ishte bërë më parë?

Deri më tani, nuk kemi informacion se është ndaluar ndonjë person lidhur me këtë rast”, vijon Koci.

Postimi i tij i plotë: