Ndërpritet emisioni, analisti i vërsulet Nexhmedin Spahiut

Emisioni i debatit në Teve 1 është ndërprerë përkohësisht pasi analisti për ekonomi, Mustafë Kadrijaj iu vërsul profesorit të shkencave politike dhe analistit, Nexhmedin Spahiu.

Gjithçka nisi kur Kadriaj i tha Nexhmedin Spahiut si “pseudo-jugosllav e mbetje…” teksa Spahiu i ankohej se ishte ofendim para se t’i thoshte “çfarë ke, çka p’e hap gojën”.

Kjo nxiti reagimin e Kadriajt që iu vërsul Spahiut por në fund u ndërpre transmetimi.