Rrënimi i shtëpisë në Rrugën A, ndalohet vëllai i pronarit

Shtëpia e familjes Maxhuni në Rrugën A, e cila dyshohet se ishte ndërtuar në pronë komunale, tashmë është rrënuar.

Rrënimin e ka kryer Inspektorati Komunal të enjten.

Në vendin e ngjarjes, në lagjen Veternik, vëllai i pronarit të shtëpisë është ndaluar nga Policia e Kosovës, raporton agjencia e lajmeve Ekonomia Online, transmeton Paparaci.

Ai është shoqëruar në stacion pasi ka tentuar t’i afrohej vendit të ngjarjes, por është ndaluar nga zyrtarët policorë.

Vëllai i Fatmir Maxhunit, pronarit të shtëpisë, akuzoi zyrtarët komunalë për rrënim të paligkshëm pa një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Rrënohet shtëpia në Rrugën A – pronarja shpërthen në lot: “I forti fitoi”