Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagosen kamarieri dhe dy të tjerë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, në lagjen ‘Vullnetari’.

Siç raporton Top Channel, i plagosur ka mbetur kamarieri i një lokali, dhe dy persona të tjerë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka blinduar zonën.