Gazetari dhe opinionisti Vehbi Kajtazi ka treguar një arsye të fortë se përse LDK-ja nuk duhet të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen e prirë nga Albin Kurti.
Ai ka thënë se në LDK tashmë janë dy grupe që sulmojnë njëra-tjetrën.
“Pse në LDK janë dy grupe që e sulmojnë njëra-tjetrën, njëra që sulmon grupin iniciues për shkarkimin e Abdixhikut se gjoja ju jeni për PDK-në që do të ishte normale që partia opozitare të bashkëpunonte me partinë tjetër opozitare dhe jo me pushtetin”, ka treguar Kajtazi.
“Grupi tjetër që e akuzon Abdixhikun e Vjosa Osmanin që dojnë me çdo kusht pushtet me Albin Kurtin dhe rrjedhimisht i bie që LDK-ja në pushtet me Kurtin asgjësohet, zhduket për shkak të fuqisë minore që mund të ketë në bashkëqeverisje, ku mas një muaji, dy muaji, pesë muaji me i përjashtu nga qeveria duke thënë: “hajna kokan këta””, ka thënë ai.








