Aksidenti i rëndë ku vdiq gazetari i njohur nga Vlora: I lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar

Si pasojë e një aksidenti të rëndë me një motor sportiv, ka humbur jetën në moshë 40-vjeçare gazetari i njohur nga Vlora, Enrik Mehmeti.

Sipas raporton Top Channel, nga veprimet e para hetimore dyshohet se, duke lëvizur me një motomjet me katër rrota, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili është përmbysur, transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor, ka vdekur.

Top Channel po ashtu bën të ditur se në motomjet ndodhej si pasagjer shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja aksidentale ka ndodhur jashtë zonës rrugore, në një sipërfaqe bregdetare, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale.

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari shqiptar