Alarm në Han të Elezit: 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi, 4 dërgohen në QKUK

Sipas burimeve të Klankosova.tv brenda QKMF-së së këtij qyteti, rreth 80 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit nga ushqimi.

Ushqimet nga të cilat dyshohet se janë helmuar janë picat dhe sendviqët.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur katër pacientë të cilët ishin në gjendje më të rënduar janë dërguar për trajtim në QKUK, teksa gjendja e tyre është stabile.

Lidhur me rastin në inspektim kanë dalë edhe nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik të cilët mësohet se kanë bërë verifikim në QKMF dhe në biznesin ku dyshohet se ka ndodhur rasti.

Ekonomia Online për këtë rast ka kërkuar përgjigje edhe në Policinë e Rajonit të Ferizajt, por të njëjtit deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.