Pas transferimit të Nathaniel Brown dhe Ismael Saibari, Bayern Munich ka piketuar objektivin e radhës për këtë merkato dhe këtë herë duket se do të jetë një përforcim në mesfushë.
Sipas RTI Esporte, klubi bavarez ka paraqitur një ofertë zyrtare te Santos për mesfushorin brazilian, Gabriel Bontempo. Sipas raportimit në fjalë, oferta e parë e Bayernit prej 32 milionë eurosh është refuzuar nga klubi brazilian, që pretendon 50 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin 21-vjeçar.
Bontempo mund të luajë në të gjitha pozicionet e mesfushës, në qendër ose në krahë, por mund të luajë edhe si mesfushor i avancuar. Pritshmëritë ndaj tij janë shumë të mëdha.
Në 64 ndeshje zyrtare me Santos, Bontempo ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asiste.
The post Objektivi i radhës i Bayern është të forcojë mesfushën. Oferta e parë prej 32 milionë eurosh refuzohet appeared first on Telesport.








