Jurgen Klopp ka kritikat ashpër sulmuesin e Norvegjisë, Alexander Sorloth, i cili në momentin kur rezultati ishte 1-0 për nordikët dhe kishin mundësinë e artë për të dyfishuar shifrat, ai zgjodhi të tregohej egoist dhe të mos pasonte të shoku i skuadrës, Erling Haaland, që ishte në pozicionin ideal për të dërguar topin në rrjetë.
“Në atë moment, Norvegjia duhej të shënonte. Këto janë momentet që vendosin ndeshjet e mëdha. Kur dy sulmues luajnë së bashku, instinktet e tyre ndonjëherë mund t’i kushtojnë shtrenjtë ekipit. Të gjithë duan të shënojnë, por në një ndeshje dy-kundër-një, është ekipi që duhet të gjejë rrjetën. Ndeshja do të kishte qenë krejtësisht ndryshe, nëse do të kishte qenë gol”, tha Klopp në analizën e tij për Margenta TV.
As tifozët norvegjëzë nuk e kanë kursyer Sorloth, ku në postimin e tij të fundit në Instagram, ka mbi 85,000 komente dhe 90% e tyre lidhen me rastin në fjalë.
The post “Fati i ndeshjes do të kishte qenë krejtësisht ndryshe”, Jurgen Klopp tregohet i ashpër ndaj sulmuesit të Norvegjisë appeared first on Telesport.







