“Çfarë mashtrimi i FIFA-s. Nëse ky arbitër do ta kishte bërë këtë gjë ndaj Argjentinës…”

Gazetari i radios COPE, Manolo Lama, shprehet i zhgënjyer nga arbitrimi i francezit Clement Turpin në çerekfinalen Norvegj-Angli dhe nënkupton se nëse vendimi i tij do të kishte qenë kundër një ekipi të madh si Argjentina përshembull, situata do te ishte komplet ndryshe.

“Çfarë performance e turpshme nga Turpin në favor të anglezëve. Çfarë mashtrimi i FIFA-s. Nëse ky arbitër do ta kishte bërë këtë gjë kundër Argjentinës…”, tha Lama.

I gjithë ky reagim vjen pasi kur rezultati ishte 1-1, norvegjëzve iu anullua një gol për shkak të një shtytjeje të mëparshme nga Haaland. Edhe në çerekfinalen tjetër mes Argjentinës dhe Zvicrës, nuk munguan polemikat. Momenti më i diskutueshëm kartoni i kuq i Breel Embolo në minutën e 72-të.

The post “Çfarë mashtrimi i FIFA-s. Nëse ky arbitër do ta kishte bërë këtë gjë ndaj Argjentinës…” appeared first on Telesport.