Me dy golat e shënuar mbrëmë nga Jude Bellingham në fitoren 2-1 të Anglisë ndaj Norvegjisë, Real Madrid është skuadra me më shumë gola të shënuar nga lojtarët e saj në historinë e Kupës së Botës, që nga viti 1930, kur u mbajt edicioni i parë.
Lojtarët e Real Madrid kanë shënuar 19 gola deri tani, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm me 18 gola që mbahej nga tre klube: Honvéd Budapest në Zvicër në vitin 1954, Bayern Munich në Brazil në vitin 2014 dhe PSG në Katar në vitin 2022.
Kur ka ende edhe tre ndeshje nga fundi, numri i golave të shënuar nga lojtarët e Real Madridit mund të rritet akoma edhe më shumë.
The post Nuk ndodhte që nga viti 1930. Real Madrid shkruan historinë në Kupën e Botës appeared first on Telesport.







