Haaland dhe historia e tij diskrete e dashurisë me Isabel, ja kush është ish-futbollistja që i ka rrëmbyer zemrën

Emri i Erling Haaland (25 vjeç) është ndër më të përmendurit në mediat sportive, pas dopietës që realizoi kundër Brazilit, duke kualifikuar Norvegjinë në çerekfinalet e Botërorit. Ylli dhe golashënuesi më i mirë i Manchester City është një nga figurat kryesore të çdo ndeshjeje dhe, falë këtij Botërori, tashmë konsiderohet legjendë e Norvegjisë.

Përtej futbollit, Haaland është një person i rezervuar dhe nuk e pëlqen shumë vëmendjen mediatike. Ai nuk është futbollisti tipik influencer, gjë që e bën edhe më tërheqës për publikun. Në intervista shfaqet natyrshëm dhe spontan. Një herë pranoi se e dashura e tij “nuk kënaqet aspak” kur ai kthehet nga ndeshjet me gërvishtje dhe shenja të marra gjatë lojës.

Isabel Haugseng Johansen (22 vjeçe) është partnerja e Haaland që nga viti 2021. Data është e përafërt, pasi çifti nuk ka folur kurrë publikisht për marrëdhënien e tyre. Historia e tyre ngjan me atë të Lionel Messi dhe Antonela Roccuzzol, njihen që në fëmijëri, por, ndryshe nga çifti argjentinas, nuk e nisën lidhjen që të vegjël, por shumë vite më vonë.

UEFA Champions League final"Manchester City FC v FC Internationale Milano"

Isabel ndodhet pranë Haaland edhe gjatë Botërorit dhe ka ndjekur nga tribunat fitoret e Norvegjisë, siç ka treguar vetë në rrjetet sociale. Ajo lindi në Norvegji në vitin 2004 dhe u rrit në Bryne, një qytet i vogël në bregun jugperëndimor të vendit, i njohur si vendi ku Haaland hodhi hapat e parë në futboll. Edhe Isabel u lidh me sportin që në moshë të re dhe luajti futboll në ekipet e moshave.

Nuk pati një karrierë profesionale si partneri i saj, por ishte pjesë aktive e sportit lokal. Megjithëse ka luajtur futboll, Haaland ka treguar se Isabel i thoshte shpesh: “Jam lodhur duke parë futboll”, sepse sulmuesi i City dëshironte të ndiqte çdo ndeshje, edhe kur luanin skuadra të vogla. Pasioni i saj për futbollin nuk i afrohet aspak obsesionit të Haaland.

Pas përfundimit të periudhës si futbolliste e moshave, Isabel ka bërë një jetë shumë private. Sipas mediave norvegjeze, ajo ka punuar në vende pune të përkohshme në sektorin e tregtisë, si shumë të rinj në Norvegji që i kombinojnë me studimet.

Who is Isabel Haugseng Johansen? Everything you need to know about Erling Haaland's girlfriend | Goal.com US

Nuk ka ndërtuar një karrierë publike dhe nuk është përpjekur të bëhet influencuese, edhe pse në Instagram numëron 667 mijë ndjekës. Ajo publikon kryesisht foto të përditshme dhe mbështetjen për Haaland e Norvegjinë, ndërsa herë pas here bashkëpunon me marka si Lancôme, duke zgjedhur me shumë kujdes reklamat që pranon.

Edhe pasi lidhja me Haaland e vendosi në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, ajo ka vazhduar të mbetet larg ekspozimit. Për familjen e saj dihet shumë pak. Mediat norvegjeze e përshkruajnë si një familje të klasës së mesme nga Bryne, ndërsa disa raportime sugjerojnë se Isabel ka origjinë kolumbiane.

Nga ana tjetër, familja e Haaland është shumë e njohur. Babai i tij, Alf-Inge Haaland, ishte futbollist profesionist në Premier League, ku luajti për Nottingham Forest, Leeds dhe Manchester City, si edhe për kombëtaren e Norvegjisë. Nëna, Gry Marita Braut, ishte një atlete e njohur e heptathlonit dhe kampione kombëtare e Norvegjisë. Haaland ka trashëguar disiplinën sportive të familjes. Kur nuk sheh futboll, ai luan videolojëra me Isabel, veçanërisht Minecraft, ose gatuan me të.

Meet Norway striker Erling Haaland's girlfriend, Isabel Haugseng Johansen, who's cheering him on at the World Cup | South China Morning Post

Megjithëse krijon përshtypjen e një djali të qetë, Haaland ka edhe anën tipike të një ylli futbolli. Koleksioni i tij i madh i orëve Rolex, me modele që kushtojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë euro, e dëshmon këtë. Një tjetër pasion i tij është Marbella, ku zotëron një pronë dhe kalon pushimet sa herë e lejon kalendari futbollistik.

Isabel e shoqëron shpesh në Spanjë dhe në rrjetet sociale qarkullojnë video të Haaland duke shijuar jetën e natës në Marbella. I famshëm mbeti edhe momenti kur ish-futbollisti i Betis, Joaquín, e takoi rastësisht dhe bëri shaka: “I thashë se nuk ka vend te Betisi. Do të vinte, por i thashë të qëndrojë te City”.

Gjithashtu, Haaland shihet shpesh në plazh duke luajtur futboll me të rinjtë që ndodhen aty, gjithmonë nën vështrimin e vëmendshëm të të dashurës së tij, Isabel.

Who is Erling Haaland's girlfriend and baby mama? Everything you need to know

The post Haaland dhe historia e tij diskrete e dashurisë me Isabel, ja kush është ish-futbollistja që i ka rrëmbyer zemrën appeared first on Telesport.