Duke qenë agjent i lirë nga 1 korriku, Dusan Vlahovic vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar në merkato. Edhe pse dëshira e vetë sulmuesit serb është të transferohet te Barcelona, klubi katalanas ka prioritete të tjera në merkato.
Sipas Sport, aktualisht oferta më joshëse për Vahovic është ajo e Besiktas. Klubi turk i ofron 9 milionë euro në sezon. Edhe pse nuk ka kthyer ende përgjigje zyrtare, Vlahovic pritet të pranojë propozimin e Besiktas, pasi telefonata që po pret nga Barcelona nuk po vjen ende.
Sulmuesi serb i ka ndarë përfundimisht rrugët me Juventusin, duke refuzuar edhe propozimin e radhës të bardhezinje për një rrogë 8 milionë euro në sezon. Ndërkohë që Barcelona nuk po tregon interes konkret për të, Vlahovic duket se është zënë ngushtë dhe nuk ka rrugë tjetër përveçse të pranojë ofertën e Besiktas.
The post Po pret ende telefonatën që nuk po vjen, Vlahovic i habit të gjithë me ekipin e ri appeared first on Telesport.








