Për kryeministri Edi Rama vendimi i presidentit ishte i pritshëm. Burime nga mbledhje e kryesisë së PS, thanë për gazetarin Ergys Gjencaj se në fjalën e tij kryesocialisti është shprehur se seanca plenare e ditës së enjte do të finalizohet me rezolute per shkarkimin e presidentit.
“Vendimi i presidentit ishte i pritshëm! Ne jemi republikë parlamentare, jo presidenciale. Ndaj asgjë s’na ndal të vijojme përpara me 30 qershorin. Te enjtën debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentat kundër këtij vendimi të Presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e presidentit. Duhet të fokusohemi në 30 qershor. Jemi në mes të lojës. Pas debatit çështja diskutohet në KQZ e me pas do kalojë në kolegj. Fokusi jonë 30 qershori.” – mësohet të jetë shprehur Rama./BalkanWeb/