Do të tërhiqet nga futbolli, do të rikthehet te Reali apo do të vazhdojë ende te Milan? Dilema Modric drejt fundit

Pas eliminimit të Kroacisë nga Kupa e Botës pas humbjes 2-1 ndaj Portugalisë në fazën e 1/32-ve, Luka Modric ende nuk ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Para Botërorit, Modric la të kuptohej se mund të tërhiqej nga futbolli pas përfundimit të këtij kompeticioni. Po ashtu kroati nuk ka përjashtuar as mundësinë e rikthimit te Real Madrid, por këtë herë më nje rol të ri në aspektin drejtues ose në stafin e trajnerëve të udhëhequr nga Jose Mourinho.

Megjithatë, raportimet që vijnë sot nga Italia zbulojnë se Luka Modric do të vazhdojë edhe për një sezon të tjetër te Milan. Nga 30 qershori, ai është lojtar i lirë, por ka të drejtën e rinovimit edhe për një sezon tjetër me Milanin, gjë që mesa duket do të ndodhë dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.

The post Do të tërhiqet nga futbolli, do të rikthehet te Reali apo do të vazhdojë ende te Milan? Dilema Modric drejt fundit appeared first on Telesport.