Pas largimit të Yann Sommer si lojtar i lirë, Inter ka gjetur portierin e ri që do të rivalizojë bashkë me Josep Martinez, për vendin e titullarit.
Zikaltrit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Lazion për një marrëveshje prej 3 milionë eurosh për transferimin e Ivan Provedel.
Sky Sports zbulon se 32-vjeçari është në pritje të vizitave mjekësore, para se të vijë edhe prezantimi zyrtar. Provedel prej javësh kishte rënë dakord për kushtet personale me Interin.
Italiani do të firmosë për një kontratë trevjeçare, por vendimi përfundimtar mund të merret vetëm pas vizitave mjekësore javën e ardhshme. Provedel aktualisht është i dëmtuar, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në mars dhe pritet të rikthehet në fushë në fund të gushtit.
The post Inter gjen më në fund portierin e ri. Arrihet marrëveshja me gardianin e rivalëve, kontratë 3-vjeçare appeared first on Telesport.








