“Mediat mkan sos”, komunikimi i zyrtares me këshilltaren e Armend Mujës për aksionin kundër qumështores Vita

Një zyrtare e ministrisë së Bujqësisë është duke qëndruar në një veturë teksa 25 inspektorë ndodhen brenda qumështores “Vita” në një përpjekje për ta mbyllur atë.

Këshilltarja Majlinda Shabani është kapur duke komunikuar me këshilltaren e ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, Hesione Dermaku.

Shabani shihet duke i raportuar këshilltares së Mujës dhe i thotë se “mediat mkan sos”, teksa vazhdon komunikimin për këtë aksion.

Ndërkaq, gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se pushteti kriminal i Albin Kurtit sot i është vërsulur qumështores “Vita” në Istog në përpjekje për ta mbyllur.

Sipas tij, ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga, siç ka thënë, reketashi Armend Muja, ka dërguar 25 inspektorë të AUVK-së për ta mbyllur qumështoren.

Kajtazi ka thënë se arsyeja e përpjekjeve për mbyllje është vetëm sepse “Vita” i përket familjes Devolli.

“Ministria e udhehequr nga reketashi Armend Muja ka derguar 25 inspektore te AUVK ut per ta mbyllur qumeshtoren me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasine e pranimit te qumeshtit nga 1 korriku 2026 per shkak te mungeses se tregut”, ka shkruar Kajtazi.

“Ajo qe po ndodh ne Istog eshte paralajmeruar shume kohe me pare nga ky regjim. Arsyeja eshte se Vita i perket familjes Devolli”, ka thënë ai.

Sipas Kajtazit, pos inspektoreve, aty kanë shkuar edhe stafi politik i Armend Mujes.