Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, skuadra e Chelsea po shqyrton një ofertë zyrtare për ekipin e Rayo Vallecano për mbrojtësin e krahut Pep Chavarria.
Anësori 27-vjeçar spanjoll ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh. Chavarria do të zëvendësonte Cucurella, i cili është shitur pak javë më parë te Real Madrid.
Trajneri Xabi Alonso është në kërkim të një zëvendësuesi dhe duket se lojtari i Vallecano është më i përshtatshmi. Ai luan prej 4 sezonesh në La Liga, ku në 125 ndeshje ka realizuar 2 gola.
Një transferim i mundshëm edhe për një shumë më të ulët se ajo që kërkon klubi, ndërkohë që kontrata e tij skadon në verën e vitit 2030.
The post Trashëgimtari i Cucurella vjen nga Spanja, trajneri Alonso kërkon mbrojtësin e Rayo Vallecano appeared first on Telesport.








