Lajm i bujshëm nga Anglia: Nuk dorëzohet Barcelona, tenton sërish Kane për sulmin

Teksa pret zhvillime të reja për çështjen e Julian Alvarez, Barcelona po monitoron tregun e sulmuesve në kërkim të alternativave të mundshme. Madje, Harry Kane nuk konsiderohet një plan B. Sulmuesi anglez, i cili ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2027, është bërë objekt interesi i klubit katalanas.

Sipas raportimeve që vijnë nga Anglia, klubi katalanas ka bërë një “sondazh” për qendërsulmuesin, i cili aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e tij në Kupën e Botës.

Nga ana e vet, Kane ka bërë të ditur se prioriteti i tij është klubi aktual dhe rinovimi i kontratës me Bayern Munich. Megjithatë, Barcelona mund të tentojë një ofensivë të re në ditët e fundit të korrikut, në përpjekje për ta bindur sulmuesin anglez të transferohet në “Camp Nou”, për të zëvendësuar Robert Leëandoëskin e larguar.

The post Lajm i bujshëm nga Anglia: Nuk dorëzohet Barcelona, tenton sërish Kane për sulmin appeared first on Telesport.