“Futboll afrikan, i egër…”; Schweinsteiger akuzohet për racizëm në komentimin e Botërorit

Bastian Schweinsteiger është përfshirë në polemika në Gjermani pas një komenti për ndeshjen e Botërorit kundër Bregut të Fildishtë. Ish-kampioni i botës, i cili punon si analist për transmetuesin publik gjerman ARD në SHBA, u kritikua pasi në një fragment të emisionit u shpreh mbi stilin e lojës së ekipit afrikan.

Bregu i Fildishtë humbi 2-1 ndaj Gjermanisë, pasi kishte kaluar në avantazh dhe u përmbys në fund. Para fitores gjermane, Schweinsteiger e përshkroi stilin e lojës si “calcio africano”, “ndonjëherë jo ortodoks, pak i egër, jo shumë taktik”. Pikërisht fjala “i egër” shkaktoi reagime të forta për konotacione të mundshme raciste dhe kolonialiste, sidomos sepse u përdor për një kombëtare afrikane.

Kritikat u përhapën në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e quajtën gjuhën e tij të papërshtatshme në një transmetim publik. Schweinsteiger nuk ka kërkuar falje dhe nuk është sanksionuar, duke vazhduar komentimet për ndeshje të tjera.

The post “Futboll afrikan, i egër…”; Schweinsteiger akuzohet për racizëm në komentimin e Botërorit appeared first on Telesport.