Enzo Maresca do të jetë trajneri i ri i Manchester City. Italiani do të zëvendësojë ish “mësuesin” e tij, Pep Guardiolën. Duke qenë se do të nisë një cikël i ri, “Qytetarët” pritet të bëjnë ndryshime të shumta këtë verë.
Një nga objektivat e mëdha të Man. City për këtë merkato është Elliot Anderson, mesfushori 23-vjeçar i Nottingham Forest. Nicolo Schira zbulon se shumë shpejt Man. City do të dërgojë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin anglez. Shifra që përmendet është 135 deri në 140 milionë euro.
23-vjeçari pritet të nënshkruajë me City-b deri në vitin 2031. Paga e tij ende nuk është zbuluar, por nuk mendohet të jetë problem për një ekip me financa të shëndosha si Man. City. Pra, sipas të gjitha gjasave, Elliot Anderson do të thyejë rekordin e mbajtur nga Jack Gralish dhe do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Man. City.
The post Maresca e nis me vrull të madh. Një “dhuratë” 140 milionë euro për trajnerin italian appeared first on Telesport.








