Edhe pse ende nuk e ka përtypur humbjen në finalen e Champions League ndaj PSG-së, Arsenal ka menduar të “hakmerret” disi ndaj francezëve. Londinezët janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për Bradley Barcola.
23-vjeçari kontriboi me 13 gola dhe 7 asiste në sezonin e fundit, por sërish ka një rol dytësor në formacionin e Luis Enrique. Francezi është i hapur për një aventurë të re dhe Arsenal mund të jetë destinacioni ideal për të.
Për Barcola-n, ka pasur interes konkret edhe nga Barcelona. Oferta 50 milionë euro e katalanasve nuk është marrë fare në konsideratë nga PSG. Ndryshe nga Barcelona, Arsenal është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për anësorin, shifër brenda pritshmërive të PSG-së.
The post Arsenal kërkon të “hakmerret” ndaj PSG-së, 80 milionë euro për yllin e francezëve appeared first on Telesport.








