Tottenham është klubi më aktiv deri tani në merkato në Premier League. Londinezët kanë transferuar si lojtarë të lirë Andy Robertson nga Liverpool, Marcos Senesi nga Bournemouth dhe Jan Paul van Hecke, për 52 milionë paundë.
“Gjelat e Londrës” nuk mjaftohen me kaq dhe kanë tre objektiva të tjerë në merkato. Emri i parë në listë është Sandro Tonali. Oferta e parë e Tottenham për italianin prej 92 milionë eurosh është refuzuar nga Newcastle. Ditët në vijim pritet të ketë një ofertë të dytë nga londinezët që pritet të jetë rreth 100 milionë euro.
Dy emra të tjerë që ka kërkuar trajneri Roberto De Zerbi janë edhe Adam Wharton, mesfushori i Crystal Palace si dhe sulmuesi anglez i Olimpique Marseille, Mason Greenwood. Tottenham është gati të ofrojë 100 milionë euro për dy emrat në fjalë.
Pas dështimit të plotë në sezonin e kaluar kur rezikoi të përfundonte në Championship, Tottenham po punon për të ndërtuar një ekip kompetitiv dhe sigurisht objektivi kryesor është një nga pesë vendet e para.
The post Tottenham nuk përmbahet në merkato, 200 milionë euro për 3 super transferime të tjera appeared first on Telesport.








