Arabia Saudite reziston vetëm 10 minuta, Lamin Yamal e bën “sefte” në Botëror (video)

Lamine Yamal ka shënuar golin e tij të parë në Botëror. 18-vjeçari spanjoll i cili e ka nisur si titullar në sfidën ndaj Arabisë Saudite, ka gjetur golin e avantazhit për të tijtë pas vetëm 10 minutash lojë.

Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Mikel Oyarzabal, Lamine Yamal e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë.

Pas barazimit zhgënjyes 0-0 ndaj Cape Verde në ndeshjen e parë, Spanja ka për të detyrë sot të fitojë dhe të mbyllë gojën e kritikave, të cilat kanë qenë të shumta pas ndeshjes së parë. SHIKOGOLIN

The post Arabia Saudite reziston vetëm 10 minuta, Lamin Yamal e bën “sefte” në Botëror (video) appeared first on Telesport.