Cafu “skanon” Botërorin 2026: Kombëtaret e vogla duhet t’i falënderojnë klubet europiane

Marcos Cafu beson se futbolli ndërkombëtar nuk ka qenë kurrë më i ekuilibruar. Në një shkrim për “Gazzetta dello Sport”, legjenda braziliane thekson: “Kombëtaret e vogla duhet t’i falënderojnë edhe klubet europiane.

Ditët e para të këtij Botërori po na japin një mesazh shumë të rëndësishëm; futbolli ndërkombëtar nuk ka qenë kurrë kaq i balancuar. Duke parë ndeshjet e zhvilluara deri tani, vihet re qartë se niveli i kombëtareve më pak të favorizuara është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme”.

Sipas tij, prova më e mirë ishte barazimi 0-0 mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër: “Ky rezultat nuk duhet parë si një paraqitje e dobët e Spanjës, por si fryt i një performance të shkëlqyer të kundërshtarit”.

Cafu shton se kombëtaret në zhvillim përfitojnë sot nga struktura më të mira, programe stërvitore më efikase dhe futbollistë që aktivizohen në klubet më të mëdha europiane: “Lojtarët fitojnë eksperiencë dhe njohuri, të cilat më pas i sjellin në ekipet kombëtare. Ky proces ka zvogëluar shumë diferencat që dikur dukeshin të pakapërcyeshme”.

The post Cafu “skanon” Botërorin 2026: Kombëtaret e vogla duhet t’i falënderojnë klubet europiane appeared first on Telesport.