Cristiano Ronaldo dhe Luka Modric e nisën Botërorin 2026 me pritshmëri të mëdha, por debutimet e tyre zhgënjyen. Portugalia barazoi 1-1 me RD Kongon, ndërsa Kroacia u mposht 4-2 nga Anglia. Modric, tashmë pjesë e Milanit, shkaktoi penalltinë që zhbllokoi sfidën.
Ish-portieri i Spanjës dhe Real Madridit, Santi Canizares, u shpreh për “El Partidazo de Cope”: “Më trishton shumë t’i shoh Modric dhe Cristiano Ronaldo në këtë gjendje. Ishte gjëja më e keqe e ditës. Janë lojtarë për të cilët kam vlerësim të madh, por është e dhimbshme t’i shohësh në perëndimin e karrierës së tyre”.

Ronaldo, 41 vjeç, e mbylli ndeshjen pa gola, pa asistime dhe pa asnjë goditje në kuadrat. Edhe Thierry Henry e kritikoi, duke thënë se në një rast mendoi më shumë për golin personal sesa për zgjidhjen më të mirë për ekipin.
Mesfushori i Kongos, Ngal’ayel Mukau, deklaroi: “E dimë që nuk është më ai i dikurshmi. Është plakur, por mbetet një nga më të mëdhenjtë e historisë. Kemi gjithë respektin për të”. Canizares theksoi se nuk po vë në dyshim karrierën e dy legjendave, por fakti që koha po lë gjurmë tek ata e bën edhe më të dhimbshëm fillimin e këtij Botërori.

The post Canizares kritikon CR7 dhe Modric për startin në Botëror: Është e trishtueshme t’i shohësh në këtë gjendje appeared first on Telesport.








