“Ne jemi skuadra më e keqtrajtuar e të gjithë Kupës së Botës”, u shpreh trajneri i ekipit kombëtar iranian, Amir Ghalenoei, pas barazimit 2-2 me Zelandën e Re në ndeshjen e tyre hapëse të zhvilluar në Los Anxhelos
“Ata na vonuan mbërritjen, duke na detyruar të ktheheshim më herët se sa pritej pa na dhënë kohë për t’u rikuperuar. Pas ndeshjes, na thanë: ‘Duhet të largoheni menjëherë’. Është thelbësore për ne që të kemi kohë për t’u rikuperuar, por na kërkuan të fluturonim përsëri në kampin tonë stërvitor në Tijuana dhe kjo na mërziti vërtet”, shtoi trajneri i Iranit.
“Nuk e dimë pse po na kthejnë mbrapsht. Mendoj se është shumë e çuditshme. Duket sikur të tjerët po bëjnë planet për ne. Vendimet po merren diku tjetër. Ne duhej të mbërrinim dy netë para ndeshjes, të qëndronim sonte për t’u rikuperuar dhe të ktheheshim nesër për drekë. Nuk kemi idenë pse. Mendoj se skuadra jonë është ndoshta më e shtypura e të gjithë Kupës së Botës“, tha Amir Ghalenoei.
Edhe Mehdi Taremi foli për çështjen logjistike në zonën miks pas ndeshjes, ku shpjegoi se ai dhe ekipi i tij duhej të niseshin për në Tijuana të Meksikës menjëherë para se të kthehen në Los Angeles për t’u përballur me Belgjikën të dielën.
“Është një situatë shumë stresuese për lojtarët, kemi pak mbështetje, mendoj se FIFA mund të kishte bërë më mirë. Një nga analistët tanë duhet të vijë dhe të merret me marrëdhëniet me median, e gjithë kjo është një katastrofë. Jemi të lodhur nga kjo situatë, kemi pasur shumë probleme në muajt e fundit, duam vetëm paqe dhe gëzim, a nuk janë këto slogane të FIFA-s?” shtoi Taremi.
The post Irani akuza FIFA-s: Jemi kombëtarja më e keqtrajtuar në Botëror, të tjerët po marrin vendime për ne appeared first on Telesport.








