Ruben Amorim është trajneri i ri i Milanit. Trajneri portugez ka firmosur kontratën e tij të re që e lidh me klubin kuqezi për ciklin pas Allegrit. Siç ishte parashikuar më herët, Amorim ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me pagë 3.2 milionë euro neto në sezon, plus bonuse të mundshme të lidhura me rezultatet e skuadrës. Kontrata është e vlefshme deri në vitin 2028, përfshin opsion për një sezon të tretë, i cili mbetet në dorën e klubit për t’u aktivizuar në të ardhmen.
Një detaj interesant? Kontrata e Amorim është firmosur në mënyrë elektronike, pasi trajneri nuk ndodhej fizikisht në Itali. Megjithatë, nuk përjashtohet që në ditët e ardhshme ai të udhëtojë drejt Milanos për të takuar klubin dhe nisur planifikimin e sezonit të ri.
Ky është një hap i rëndësishëm për Milanin pas revolucionit të kërkuar nga Gerry Cardinale në fund të sezonit. Tani, së bashku me Zlatan Ibrahimovic, klubi duhet të ndërhyjë edhe në strukturën drejtuese pas largimeve të Furlani, Tare dhe Moncada.
41-vjeçari, që i dha titullin Sporting Lisbona më 2021 (19 vite pas herës së fundit), ka përgatitur tashmë edhe stafin që do ta shoqërojë në Milano. Sipas “A Bola”, me të drejt kryeqytetit lombard do të udhëtojnë Carlos Fernandes, Emanuel Ferro, Adélio Cândido dhe Jorge Vital, ky i fundit përgjegjës për përgatitjen e portierëve dhe pjesë e stafit të tij që nga kohët e Braga.
Synimi i Amorim është të rikthejë skemat e tij të preferuara; 3-4-2-1 ose 3-4-3. Portugezi, siç dihet, nuk është një trajner shumë fleksibël nga ana taktike dhe mbetet i lidhur fort me këto sisteme.
The post Amorim është trajneri i ri i Milanit. Portugezi ka firmosur kontratën, ja të gjitha detajet appeared first on Telesport.






