Manchester United mund t’i bëjë një favor Flick për sezonin e ri

Marc Casadó e ka të qartë se Barcelona nuk e llogarit për formacionin. Nëse mbetet në skuadrën blaugrana do të ketë shumë pak protagonizëm. Edhe sezonin e fundit pati pak ndikim dhe panorama për sezonin e ardhshëm parashikohet e njëjtë. Mesfushori e di këtë dhe është i gatshëm të largohet nga klubi katalanas. Disa ekipe kanë vëzhguar situatën e tij, ndërsa një nga më këmbëngulësit është Manchester United, por ende nuk ka paraqitur ofertë zyrtare.

Casadó prej kohësh është në listën e “Djajvet ë Kuq”. Në janar, klubi i Premier League kishte sonduar tashmë situatën e 22-vjeçarit, por asgjë nuk u konkretizua. Atëherë edhe lojtari nuk ishte i prirur të largohej nga Barcelona. Tani, pas një sezoni ku priste më shumë protagonizëm (34 ndeshje në total, 15 si titullar dhe 1.397 minuta), ai është i hapur për largim, edhe pse ende nuk dihet forma; huazim apo transferim i plotë.

Barcelona e ka nën kontratë deri në qershor 2028 dhe e vlerëson rreth 20 milionë euro. Synimi i drejtuesve është ta mbyllin largimin para 30 qershorit për arsye financiare, por ende nuk ka përparim konkret. Agjenti i tij, Jorge Mendes, pritet të diskutojë edhe këtë çështje gjatë vizitës së tij në Barcelonë, ku do të merret edhe me transferimin e Ansu Fati te Monaco.

Përveç United, interes kanë shfaqur edhe Bayer Leverkusen, Betis dhe klube nga Arabia Saudite, por vetë lojtari preferon kampionate më konkurruese dhe ambicioze.

The post Manchester United mund t’i bëjë një favor Flick për sezonin e ri appeared first on Telesport.