Marc Cucurella vazhdon të thyejë rekorde. Mbrojtësi i majtë katalanas, aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e Spanjës për Kupën e Botës 2026, është bërë mbrojtësi i dytë në historinë e futbollit që ka gjeneruar më shumë para nga transferimet gjatë karrierës së tij. Shifër që pasqyron rritjen e jashtëzakonshme që nga largimi prej “La Masia”.

Operacioni i fundit, që do ta çojë te Real Madridi pas Botërorit, e ka rritur edhe më shumë këtë shifër tashmë historike. Mbrojtësi ka luajtur për Espanyol, Barcelona, Eibar, Getafe, Brighton & Hove Albion dhe Chelsea para se të realizonte një tjetër transferim milionësh drejt “Santiago Bernabéu”.

Historia e Cucurella është ajo e një rivlerësimi të vazhdueshëm. Eibar e bleu për vetëm 2 milionë euro, Barcelona aktivizoi më pas klauzolën e riblerjes për 4 milionë euro dhe e shiti te Getafe për rreth 12 milionë euro. Më vonë, Getafe arkëtoi 18 milionë euro nga shitja e tij te Brighton, ku mbrojtësi shpërtheu përfundimisht në Premier League. Vetëm një vit më pas, Chelsea pagoi mbi 65 milionë euro për ta bërë atë mbrojtësin e majtë më të shtrenjtë në histori, në atë kohë.

Para transferimit te Real Madridi, ai kishte gjeneruar tashmë mbi 100 milionë euro në lëvizje mes klubeve. Me kalimin te madrilenët për 55 milionë euro fikse, plus 5 milionë euro bonuse, ai ngjitet në vendin e dytë në renditjen historike të mbrojtësve që kanë gjeneruar më shumë para, duke u renditur vetëm pas Matthijs de Ligt, i cili ka gjeneruar 197.5 milionë euro.
Në moshën 27-vjeçare, Cucurella ka kaluar edhe João Cancelo (145.4 milionë euro) dhe është bërë mbrojtësi i krahut që ka gjeneruar më shumë të ardhura nga transferimet në historinë e futbollit. Asnjë lojtar tjetër i krahut defensiv nuk ka arritur një shifër kaq të lartë në transferime mes klubeve.
Mbrojtësit që kanë gjeneruar më shumë para nga transferimet:
🥇 Matthijs de Ligt — 197.5 milionë euro
🥈 Marc Cucurella — 156.1 milionë euro (plus 5 milionë euro në bonuse)
🥉 João Cancelo — 145.4 milionë euro
4️⃣ Joško Gvardiol — 126.8 milionë euro
5️⃣ Lucas Hernández — 125 milionë euro
The post Cucurella, mbrojtësi i dytë në histori që ka gjeneruar më shumë para nga transferimet appeared first on Telesport.








