Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar.

Përmes, një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, Murati ka shkruar se për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën.

Postimi i tij i plotë;

Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar.

Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim.