Ylli i Japonisë largohet në karrocë me rrota nga stadiumi, pas ndërhyrjes brutale të Dumfries (foto)

Japonia barazoi 2-2 ndaj Holandës në ndeshjen e parë të grupit F në Kupën e Botës. Një pikë shumë e rëndësishme për aziatikët, por lajmi i keq për ta ishte dëmtimi i yllit të tyre kryesor, Takefusa Kubo.

Pas një goditjeje brutale nga Denzel Dumfries në minutën e 71-të, dyshohet për një shtrembërim të mundshëm të gjurit. Ai u detyrua të zëvendësohej. Për këtë arsye, anësori 25-vjeçar u kap nga kamerat duke u largua në karrige me rrota nga stadiumi, pas përfundimit të ndeshjes.

Edhe pse Dumfries preku topin i pari dhe gjyqtari nuk dha faull, ndërhyrja e holanezit ishte vërtet shumë e ashpër. Ende nuk dihet se kur do të rikthehet në fushë Kubo, mungesa e tij do të jetë një minush shumë i madh për japonezët.

The post Ylli i Japonisë largohet në karrocë me rrota nga stadiumi, pas ndërhyrjes brutale të Dumfries (foto) appeared first on Telesport.