Jurgen Klopp tashmë në rolin e komentatorit për ndeshjet e këtij Botërori, është bërë protagonist, për shkak të një komenti të tij ndaj trajnerit aktual të Gjermanisë, Julian Nagelsmann.
Para se të fillonte ndeshja Gjermani-Curacao, Klopp si duket nuk ishte dakord me formacionin e përzgjedhur nga Nagelsmann dhe u shpreh “Julian Nagelsmann është ai që zgjedh formacionin… ende”.
Pikërisht kjo fjali shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjet dhe u interpretua nga shumë njerëz si një “kërcënim” i Klopp për trajnerin aktual të Gjermanisë, me idenë që ai nuk do të qëndrojë gjatë në atë post.
Menjëherë pas përfundimisht të ndeshjes, ku tashmë komenti i tij ishte bërë viral, Jurgen Klopp me xhentilesën që e karakterizon, i kërkoi falje Nagelsmann dhe kërkoi ndjesë për gjithë këtë rrëmujë që u shkaktua nga një fjalë e vetme… ende.
“E kam gjetur tashmë fjalën time më të urryer të vitit: ‘ende’. Mund ta kisha qëlluar veten me shuplakë, por ishte tashmë tepër vonë, ishte drejtpërdrejt. Thjesht më doli pa menduar dhe pa qëllim të keq. Kam kuptuar një gjë: Do të jem 59 vjeç pasnesër dhe jam ende idiot.
Ne jemi plotësisht me ju, pavarësisht gjithçkaje. I kërkoj falje Nagelsmann”, tha Klopp.
The post “Jam ende idiot”, Klopp i kërkon falje Nagelsmann pas fitores së Gjermanisë 7-1 ndaj Curacao appeared first on Telesport.








