Katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Jabllanicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.

Gashi bëri të ditur se katër persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia dhe Autoambulanca janë në vendin e ngjarjes.