Gjermania e nisi me këmbë të mbarë udhëtimin në këtë Botëror, pas fitores 7-1 ndaj Curacao-s, në ndeshjen e parë në grupin E.
Pas kësaj fitoreje, Gjermania shkruan historinë duke u bëre kombëtarja me më shumë gola të shënuar në gjithë Botërorët. 4 herë kampionët e Botës kanë shënuar 239 gola, duke tejkaluar Brazilin.
Objektivi kryesor i Gjermanisë është sigurisht trofeu i pestë në këtë kompeticion. Ndeshja e radhës për Gjermaninë, aty ku do të matet forca e vërtetë, do të jetë ndaj Bregut të Fildishtë më datë 20, pasi kundërshtari i sotëm ishte vërtet shumë modest.
The post Kupa e Botës: Gjermania lë pas Brazilin dhe shkruan historinë me një super rekord appeared first on Telesport.







