Kupa e Botës: Curacao shkruan historinë, por Gjermania nuk lë vend për surpriza (video)

Pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Curacao-s është mbyllur 3-1 në favorin e katër herë kampionëve të Botës.

Gjermanët gjetën avantazhin që në minutën e 6-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një kombinimi të bukur në zonë, ishte Felix Nmecha i cili gjeti rrjetën, pas asistit të Florian Wirtz. Për Nmecha, ky është goli i parë në ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote.

Curacao jo vetëm që nuk u demoralizua nga goli i pësuar, por gejti forcën dhe barazoi shifrat. Pas një kundërsulmi të shpejtë në zonë, ishte Livano Comenencia, i cili dërgoi topin në rrjetë më një goditje të bukur me të majtën, duke mposhtur Manuel Neuer, në minutën e 21-të.

Ky është goli i parë në histori për Comenencia dhe Curacao-n në një Botëror. Në minutën e 38-të, Gjermania gjen sërish avantazhin. Nathaniel broën kroson nga këndi, Nico Schlotterbeck kërcen më shumë se të gjithë dhe shënon me kokë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Gjermaninë.

Në minutat shtesë, Gjermania shënon golin e tretë me Kai Havertz. Sulmuesi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë të Riechedly Bazoer.

SHIKOGOLAT

The post Kupa e Botës: Curacao shkruan historinë, por Gjermania nuk lë vend për surpriza (video) appeared first on Telesport.