Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Banorët e Rrjollit kanë thirrur sot protestë, pasi kantieri ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin, u rrethua me tela dhe mure të larta. Banorët kanë arritur të heqin rrethimin dhe janë futur brenda kantierit të ndërtimit.

Një ditë më parë, gjatë protestës për Zvërnecin në kryeqytet, një prej qytetarëve i ftoi të gjithë të ishin të pranishëm për të hequr gardhin në Rrjoll.