Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përkujtuar Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke vlerësuar rrugën historike nga lufta çlirimtare deri te ndërtimi i shtetit sovran.
“Nga frontet e luftës çlirimtare e deri te themelet e shtetit sovran, 12 qershori na kujton rrugën tonë të krenarisë,” ka deklaruar Gjini.
Ai theksoi se Kosova sot duhet të qëndrojë e fortë, e bashkuar dhe e rreshtuar krah aleatëve që mbështetën lirinë e vendit.
“Kosova sot duhet të qëndrojë e fortë, e bashkuar dhe e rreshtuar krah aleatëve të lirisë sonë,” u shpreh ai.








