Në përvjetorin e 27-të të çlirimit, ambasada amerikane riafirmon përkushtimin ndaj Kosovës.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka riafirmuar përkushtimin e palëkundur për stabilitet dhe prosperitet në Kosovë, në shënim të 27-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s.
Ambasada e SHBA-së ka nderuar qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës gjatë rrugëtimit drejt lirisë.
“Njëzet e shtatë vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë.







