Dita e Çlirimit të Kosovës, që shënohet çdo 12 qershor dhe përkon me hyrjen e trupave të para ushtarake të NATO-s, po shënohet e urohet gjithandej.
Në mesin e tyre është edhe Ambasada e Italisë në Prishtinë, e cila bën me dije se kontingjenti i tyre është më i madhi në KFOR.
“12 qershor 1999 – 27 vjet paqe, 27 vjet përkushtim ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Njëzet e shtatë vjet pas, kontingjenti italian mbetet më i madhi nacional në KFOR”, shkruan në postimin e kësaj ambasade në Facebook.







