UBO Consulting publikon projeksionin: Ja rezultati i zgjedhjeve

Organizata UBO Consulting e ka publikuar projeksionin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas projeksionit të UBO-s, Vetëvendosje prin me 42.7 për qind të votave, e pasuar nga PDK-ja me 21.6, ndërsa LDK-ja e treta me 17.5 për qind.

“Rezultatet preliminare të projektuara nga UBO Consulting për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2026, të bazuara në metodën e numërimit paralel në mostër vendvotimesh në mbarë Kosovën”, ka shkruar UBO.

UBO Consulting ka thënë se ky projeksion nuk përfshin votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.