Nga qendra e votimit “Mbreti Milutin” në Graçanicë, është lajmëruar gazetari Ardian Gaxherri.
Ai tha se, sipas menaxherit të kësaj qendre të votimit, nuk ka pasur incidente të theksuara ose ndonjë parregullsi e cila vlen të theksohet përgjatë procesit zgjedhor deri në kohën e raportimit.
Sidoqoftë, Gaxheri raporton se sipas një raporti të Policisë së Kosovës tregohet se disa persona të dyshuar për presion ndaj votuesve kanë përfunduar në polici, ku janë intervistuar në lidhje me presionin e shkaktuar ndaj votuesve, e më pas janë liruar me urdhër të Prokurorit.








