KQZ përditëson të dhënat: Deri në orën 17:00 votuan mbi gjysmë milioni qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot në Kosovë.

Sipas raportit të KQZ-së, deri në orën 17:00, kanë votuar 562 mijë e 733 qytetarë.

Kthyer në përqindje i bie rreth 28,21% e qytetarëve të regjistruar kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, apo 10% me pak votues krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Kjo përkthehet në 552,949 qytetarë që kanë hedhur votën e tyre deri më tani, transmeton Klankosova.tv.

Për të ndjekur përditësimet e fundit mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e zgjedhjeve, klikoni  [KËTU].