Rreth 160 votues me kusht në “Hysni Zajmi” të Gjakovës (VIDEO)

Pa probleme e pa ndonjë parregullsi është duke u zhvilluar procesi zgjedhor në shkollën “Hysni Zajmi” në Gjakovë.

Në këtë qendër qytetarët kanë mundësi që të votojnë dhe sipas menaxherit, Gjokë Tahiri, deri në këtë kohë gjithçka ka shkuar mirë.

Ai ka treguar edhe numrin e votuesve me kusht në këtë qendër, duke thënë se përafërsisht është I njëjtë me zgjedhjet e kaluara.

“Rreth 160 votues deri më tash. Deri në këtë kohë, përafërsisht është e njëjtë me zgjedhjet e kaluara”, ka thënë ai për Klan Kosovën. /Klankosova.tv