Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë muajve janë mbledhur mbi gjysmë milard euro nga të hyrat tatimore.
“Për periudhën Janar – Maj 2026 janë mbledhur mbi gjysmë miliard euro tatime, respektivisht 517.4 milionë euro”.
Kjo shifër shënon rritje prej 57 milionë euro apo 12.4% më shumë se viti paraprak.
“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore shënojnë rritje prej 57 milionë euro, ose 12.4% më shumë”, thuhet në njoftim.









