Alvaro Arbeloa dëshiron të rikthehet në rrugën e duhur menjëherë pas largimit nga Real Madrid. Ish-trajneri i “los blancos” nuk arriti të bëjë ndonjë paraqitje të mirë në Madrid si trajner, kur zuri vendin e Xabi Alonso.
Sipas “Bild”, trajneri spanjoll iu ofrua Bayer Leverkusen. Megjithatë, klubi gjerman, me sa duket, nuk e ndjeu kohën e duhur për t’i besuar atij një skuadër që pritet të garojë në krye të Bundesligës dhe të sfidojë Bayern Munich për titullin.
Për këtë arsye, drejtuesit e “aspirinave” kanë preferuar të përqendrohen në profile të tjera, duke besuar se Arbeloa ende duhet të përfundojë zhvillimin e tij përpara se të marrë përsipër një sfidë të këtij kalibri.
Arbeloa ndërtoi karrierën e tij si trajner brenda akademisë së të rinjve të Real Madrid, duke u ngjitur gradualisht nëpër radhët e deri sa arriti në ekipin e parë. Një rrugë që i ka lejuar atij të fitojë përvojë dhe të arrijë rezultate të rëndësishme.
The post Arbeloa dëshiron të rikthehet menjëherë në stol, kontakte me Leverkusen por gjermanët nuk janë të bindur appeared first on Telesport.









