Personi i cili shikoni në foto është Enea Mekolli, efektivi i policisë i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës.
Mekolli dhe kolegu i tij, Edison Adri ishin gjatë një operacioni në Maliq për kapjen e një të kërkuari kur janë qëlluar me armë nga Violand Bracellari.
I plagosur gjithashtu ka mbetur dhe autori Violand Braçellari rreth 33 vjeç, i cili është ndaluar.
Efektivët kishin rënë në gjurmët e tij dhe kishin shkuar në zonë për ta arrestuar, por ranë në pritë.









