Kajtazi: Vetëvendosje një ditë mund t’ia vendos emrin ndonjë rruge edhe të Millosheviqit

Gazetari e analisti, Vehbi Kajtazi ka reaguar pas aksionit të ministres në detyrë, Fitore Pacolli, për emërtimin e rrugëve në Mitrovicën e Veriut, ku mes të tjerash njëra nga rrugët kryesore është emërtuar me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq.

Kajtazi, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Vetëvendosje nuk e ka problem Gjingjiqin sikurse nuk e ka as Oliver Ivanoviqin, duke shtuar dyshime se në një të ardhme të afërt nuk mund ta shohin si problem as Millosheviqin.

Sipas tij, ekziston rreziku se në të ardhmen ndonjë shesh ose rrugë në Kosovë të emërtohet me emrin e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

“Keta, një ditë mund t’ia vendosin emrin ndonjë rruge apo sheshi të Kosovës edhe Slobodan Millosheviqit. Sepse nuk e kanë problem Millosheviqin, sikurse nuk e kanë problem Oliver Ivanoviqin, e siç po del, as Zoran Gjingjiqin”, ka thënë në reagimin e tij Kajtazi.

Në reagimin e tij, Kajtazi ka thënë se probleme të Vetëvendosjes janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

“Keta, ne fakt, e kane problem Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, prej te cileve, sic tha ministrja Fitore Pacolli, Vetevendosje e ka mbrojtur Kosoven. (Siheni heroin e Vetevendosjes ne fotografi me kriminelin, Arkan dhe kriminelin tjeter, Radovan Karagjiq)”, ka thënë Kajtazi në postimin e tij në Facebook.